Ted Turner, themeluesi i CNN dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e mediave moderne, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Turner Enterprises.
Biznesmeni nga Ohio ishte i njohur për karakterin e tij të fortë dhe deklaratat shpesh të drejtpërdrejta. Për këtë arsye ai kishte fituar nofkën “The Mouth of the South” (Goja e Jugut).
Turner krijoi një nga perandoritë më të mëdha në mediat amerikane. Ai ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme në zhvillimin e televizionit kabllor. Turner transformoi një stacion televiziv të panjohur në Atlanta në “superstacionin” e parë me bazë satelitore dhe themeloi Cable News Network, rrjetin e parë televiziv 24-orësh, tërësisht lajmesh.
Ai luajti një rol të rëndësishëm edhe në rikthimin e bizonëve në perëndimin amerikan dhe krijoi serialin edukativ Captain Planet and the Planeteers për ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi çështjet mjedisore. Në vitin 1991, ai u shpall “Njeriu i Vitit” nga Time për ndikimin e tij në mënyrën si njerëzit përjetojnë ngjarjet botërore. Në vitin 2018, ai bëri publike se vuante nga Lewy body dementia, një sëmundje progresive e trurit. Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për një formë të lehtë të pneumonia, nga e cila u rikuperua më pas në një qendër rehabilitimi./ZËRI