Qytetërim

Ndeshjet me Andorën dhe Anglinë, publikohet lista e Sylvinhos, 25 futbollistët që ka grumbulluar

Ka pak surpriza në listën e lojtarëve të përzgjedhur nga Sylvinho për dy ndeshjet e javës së ardhshme të Kombëtares

E.K
Ndeshjet me Andorën dhe Anglinë, publikohet lista e Sylvinhos, 25
lista e kombetares

TIRANË- Trajneri kuqezi Sylvinho ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë. Ai ka përzgjedhur 25 futbollistë, duke ruajtur përzierjen eksperiencë-rini në të gjitha repartet.

Tekniku ka përzgjedhur emrat e zakonshëm në radhët e ekipit, duke ruajtur pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbullimeve të kaluara, dhe pse ka emra si Nedim Najrami apo Armando Broja të cilët kanë luajtur me pikatore gjatë periudhës mes dy grumbullimeve.

Një kthim në radhët e Kombëtares është ai i sulmuesit Indrit Tuci, i cili po bën mjaft mirë në Turqi me Kajzerispor, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë listës Ernest Muçi, ashtu si edhe Anis Mehmeti apo vëllezërit Shpendi të cilët po bëjnë mjaft mirë në skuadrat përkatëse.

Sa i përket mbrojtjes, Enea Mihaj ka humbur vendin në hierarkinë e lojtarëve pasi Silvinjo nuk e ka preferuar, duke i besuar një vend në grup Klisman Cakes.

Grumbullimi i kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorës, e cila do të zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të luhet më 16 nëntor në “Air Albania” ndaj Anglisë, në orën 18:00, duke përfunduar kështu një fazë vendimtare të rrugëtimit drejt Botërorit 2026.

Për momentin, renditja e grupit tonë kryesohet nga Anglia, me pikë të plota, 18 të tilla në 6 ndeshje, e kualifikuar si e para në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa beteja zhvillohet për vendin e dytë, që nëkupton “play off”. Shqipëria mban vendin e dytë me 11 pikë në 6 ndeshje, e ndjekur nga Serbia me 10 pikë në 6 ndeshje.

Poll

MOS HUMB