TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka marrë lajmin e keq në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit kundër Serbisë. Sipas mediave italiane, Ardian Ismajli nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për duelin ndaj Serbisë, për shkak të dëmtimit që pësoi së fundmi.
Problemet që lojtari i Torinos shfaqi në ndeshjen ndaj Parmës kanë rezultuar më serioze nga ajo çfarë pritej. Përgjigjet e testeve nuk janë zbuluar ende, por në Itali raportojnë se Ismajli do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, të paktën për një muaj.
Në këto kushte, për sfidën e 11 tetorit, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër, pasi edhe Marash Kumbulla u dëmtua me Majorkën dhe nuk do të jetë i gatshëm as ai ndaj Serbisë./ZËRI
