Qytetërim

Shtohen 'ethet' përpara ndeshjes me Serbinë! Sylvinho në alarm, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

Bëhet fjalë për një lëndim në kofshën e djathtë dhe do të jenë analizat mjekësore ato që do të tregojnë diçka më shumë rreth situatës.

zh.ll
Shtohen 'ethet' përpara ndeshjes me Serbinë! Sylvinho
Ardian Ismajli

TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Mbrojtësi kuqezi i Torinos, Ardian Ismajli pësoi dëmtim në ndeshjen e kësaj të hënë ndaj Parmës, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 77-të.

Bëhet fjalë për një lëndim në kofshën e djathtë dhe do të jenë analizat mjekësore ato që do të tregojnë diçka më shumë rreth situatës. Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak dëmtimi, ndërsa tashmë fati i keq po e ndjek sërish. 

Ndërkohë që përpara është sfida delikate e Kombëtares me Serbinë, e cila është vendimtare për kuqezinjtë. Në tetor do të vendoset, nëse Shqipëria do të vazhdojë të ëndërrojë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB