Qytetërim

FIFA nuk fal, gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane! FSHF shpreson për falje, do të apelojë

Kjo gjobë është vendosur për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit "Air Albania" gjatë ndeshjes Shqipëri-Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2026. 

zh.ll
FIFA nuk fal, gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane! FSHF
ndeshja shqiperi-letoni

TIRANË- Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 10 mijë franga zvicerane, përafërsisht 10,600 euro). Kjo gjobë është vendosur për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit "Air Albania" gjatë ndeshjes Shqipëri-Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2026. 

Federata shqiptare bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore. Ndërkohë, FSHF u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB