Qytetërim

“Nuk të shet më drama”, debat i ashpër mes Anaidit dhe Luizit: Mos ha shumë … se përballë do më kërkosh falje prapë

Sipas Anaidit, Luizi po tenton që të vazhdojë një dramë të paqenë me Top Channel, pasi askush nuk i ka hyrë në hak Kiarës, e cila prej dy vitesh është pjesë e Portokallisë

E.K
“Nuk të shet më drama”, debat i ashpër mes Anaidit
anaid kaloti dhe luiz ejlli

TIRANË- Dramë e re në showbizin shqiptar, këtë herë mes Anaid Kalotit dhe Luiz Ejllit. Shkak për këtë u bënë deklaratat e këngëtarit, në nisje të Fun Club, se bashkëshorten e tij kishin tentuar ta linin në hije, duke mos i besuar emisione. Mirëpo sipas Anaidit, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi prej 2 vitesh Kiara është pjesë e Portokallisë, dhe deklaratat e Luizit më shumë i prishin punë suksesit të saj.

“Dikush ti thote dikujt, qe drama nuk shet me! Lufta me produksionin ka mbaruar dhe per me teper Kiara eshte gjalle dhe ne ekranin me te forte shqipetar... Top-Channel nuk eshte armik i popullit dhe i partise per me teper Kiaren se ka lene njeri ne hije, as me shume se Dojna Memen, as me shume se Albana Osmanin, as me pak se Arbana Osmanin, as shume Eno Popin, Fioralba Ponarin apo llnisa Agollin, as me pak e as me shume se ata qe ishin aty nga dita 1 kur u shtrruan hekrat dhe hodhen e themelet qe nga Top-Radio!

Kiara perkundrazi... eshte ne PORTOKALLI prej 2 vitesh, ishte te fan clubi i Dancing ëith the Stars, tani eshte ne Fan-club te BB-VIP dhe Kiara me thene drejten me duket shume mirnjohese! Ne burrat gjithmone prishim pune, kur gjasme zotohemi te MBROJME GRATE NGA E PADREJTA!!! Sidomos ato te suksesshmet...”, shkruante Anaidi në reagimin e tij në Instagram, ndërsa i menjëhershëm ka qenë dhe postimi i Luizit.

“Nuk të shet më drama”, debat i ashpër mes Anaidit

“Dikush ti thojë dikujt mos ha… se përballë do thuash më fal prapë”, shkruan këngëtari në postimin e tij.

“Nuk të shet më drama”, debat i ashpër mes Anaidit

Çfarë tha Luizi për Kiarën

Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën.

Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli. Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto. /ZËRI

Poll

MOS HUMB