Qytetërim

‘Pati fatin të ishte 2 javë i lidhur me mua’, Anxhela Martini sulmon Fatmir Hysenbelliun: Më shkruante kur isha e martuar

Në një rrëfim jo të zakonshëm në rrjetet sociale, modelja Anxhela Martini thotë se po i bëhet bllokadë në një pjesë të mediave në Shqipëri, për shkak të ndikimit të Hysenbelliut, ndërsa përmend një lidhje të shkurtër që ata kanë pasur shumë vite më parë

E.K
‘Pati fatin të ishte 2 javë i lidhur me mua’, Anxhela
Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhela Martini

TIRANË- Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini, pretendon se një pjesë e mediave në Shqipëri i kanë bërë bllokadë dhe kanë fshirë artikujt me emrin e saj, për shkak të një konflikti që ajo ka pasur me Hysenbelliu Grup. Shkak për këtë është bërë një proces gjyqësor që ajo ka me kompaninë, për shkak se kanë përdorur imazhin e saj për birrën Tirana, në pronësi të familjes. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Martini shprehet se kompania ka përdorur imazhin e saj pa pagesë, ndërsa denoncimi ka vijuar me historinë personale që ajo ka pasur me Fatmir Hysenbelliun. Martini pranon se ka pasur një lidhje në rininë e saj me djalin e Irfan Hysenbelliut, romancë që sipas saj nuk ka zgjatur më shumë se dy javë.

“Gjithçka filloi me një reklamë që bëra për një kompani alkooli në Shqipëri shumë vite më parë, e cila nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ta. Më vonë, ata e blenë kompaninë dhe përdorën reklamën time të vjetër falas për gati një vit - muaj të tërë pa më paguar dhe pa pasur më të drejtë ta përdornin - duke u sjellë sikur unë u përkisja atyre. Sigurisht, ata vazhduan abuzimet e tyre, ashtu siç janë mësuar të bëjnë me të gjithë, derisa u detyrova të përfshija avokatët. I padita, i detyrova të ndalonin përdorimin abuziv të reklamës sime dhe u sigurova që të mos kishin më të drejtë të përdornin imazhin tim.

Ata janë mësuar të shfrytëzojnë gjithçka falas sepse janë koprracë, duke u shtirur sikur janë të pasur, ndërkohë që në të vërtetë janë disa nga njerëzit më të ulët, më të pabesueshëm dhe më të pandershëm që mund të imagjinosh - pa asnjë lidhje me atë çka do të thotë të jesh një shqiptar i vërtetë. Në fakt, sinqerisht nuk e kuptoj se si kanë arritur të mbijetojnë deri tani në Shqipëri me popullin e madh shqiptar - disa tashmë kanë dalë kundër tyre, ashtu siç bëri edhe kryeministri ynë i dashur.

Bazuar në zemërimin e tyre sepse guxova t'i padisja dhe sepse i ndalova në gjykatë, që nga ai moment ata nisën të bllokonin artikujt e mi.

Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që i kontrollojnë plotësisht - dhe ky është, në thelb, pushteti i tyre: të kontrollojnë narrativën. Nga frustrimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre - duke bllokuar fotografitë dhe artikujt e mi - por gjithashtu ushtruan presion ndaj pronarëve të botimeve të tjera me të cilët bashkëpunojnë, ose janë miq të ngushtë, që të më bllokojnë edhe ata.

Për më tepër, ata shkuan dhe fshinë qindra artikujt e mi nga botimet e tyre gjatë viteve, duke ndikuar gjithashtu që bashkëpunëtorët e tyre në publikime të tjera të bënin të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë, ata kanë punuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim dhe, në efekt, për të më ndaluar të shfaqem në shtypin shqiptar. Kam shumë dëshmi për këtë, dhe kam folur me gazetarë nga fusha të ndryshme që konfirmuan saktësisht çfarë po ndodh - dhe që janë të bindur se pas gjithë kësaj qëndrojnë ata.

Kjo nuk ka të bëjë me kërkimin e vëmendjes së medias - është për t'u sabotuar, heshtur dhe abuzuar nga njerëz që keqpërdorin pushtetin. Është për TË VËRTETËN, forcën dhe guximin. Njerëzit duhet të dinë çfarë ndodh me të vërtetë prapa skenave. Shumë njerëz janë dëmtuar nga të famshmit dhe të fuqishmit dhe kurrë nuk patën shansin të flasin për shkak të frikës. Mjaft. Askush nuk është i paprekshëm - jo presidentë, jo miliarderë, jo persona të famshëm. ASKUSH. Fuqia e vetme e vërtetë është e vërteta, nderi dhe guximi. Fol. Lufto.

Dhe le të jem shumë e qartë: nuk më intereson të jem në media. E di që kam qenë një nga figurat më të pranishme në shtypin shqiptar - në një periudhë, më shumë se çdo tjetër në botë. Pra, jo, nuk më intereson kjo”, shkruan mes të tjerave modelja, ndërsa vijon të rrëfejë edhe historinë e së shkuarës. Sipas saj, ajo ka zbuluar që gjatë kohës që ka qenë e lidhur me Fatmir Hysenbelliu, ku i fundit kaq tradhëtuar një vajzë tjetër me të cilën ka qenë në një njohje.

“Tani po arrijmë te thelbi i vërtetë i problemit - ose të paktën ajo që unë besoj se mund të jetë! Përtej çështjes me reklamën e birrës, që tani të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Birra Tirana, ka diçka më personale që duhet ta pranoj!

Shumë vite më parë, kur isha shumë e re, pata një lidhje të shkurtër - më pak se 2 javë - me Fatmirin, djalin e pronarit të Panoramës dhe gjithë rrjetit të mediave të lidhura me atë familje. E kuptova shumë shpejt që ishte një gabim. Pas më pak se dy javësh së bashku, e pashë qartë që nuk më pëlqente fare. Pa hyrë në detaje të panevojshme, le të themi thjesht që ka gjëra që një grua si unë nuk mund t'i pranojë kurrë te një burrë si ai. Prandaj, sigurisht, u largova, ndërpreva çdo komunikim dhe vazhdova jetën time.

Vetëm më vonë mësova se ai kishte një të dashur në atë kohë - një vajzë shumë të bukur, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk më tregoi që ishte me të dhe unë e zbulova këtë vetëm pasi kisha ndërprerë çdo gjë mes nesh.

Ajo që po përpiqem të them është kjo: një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij dhe të familjes së tij sot, përveç çështjes së Birra Tiranës, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtetë. Ai pësoi një goditje të madhe në ego - përveç dështimit të tij si futbollist, ai dështoi edhe me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim të thellë. Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar (!!!), por sigurisht që unë kurrë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake në DM.

Sigurisht që ai nuk është i vetmi burrë prej të cilit jam larguar, por kjo ishte pjesë e rinisë sime, pjesë e udhëtimit tim, pjesë e lojës asokohe. Por dua ta them hapur tani që të mos jetë më një “sekret”. Ishte një kohë kur isha e re dhe e pamatur, dhe ai thjesht pati fatin të rrinte me mua rreth 2 javë”, ka përfunduar shkrimin e saj Martini.

Ndërkohë që në një reagim për gazetarin Ronaldo Sharka, Hysenbelliu shprehet se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me akuzat e modeles.

“Mirëmëngjes Ronaldo. Kjo situatë është për të qeshur por edhe për të ardhur keq, se si një grua e martuar dhe me një fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një gjë që as nuk e konsideroj lidhje. U largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes.

Në vitin 2025 të kthesh situatën sipas dëshirës është ‘uauu’. Nuk e di nëse është për të hedhur baltë për familjen.

Sa i përket reklamës, pasi ne morën markën, stafi i ri përdori reklamat ekzistuese, e njëra nga ato ka qenë edhe ajo. Tani e mora vesh se ka hapur gjyq.

Asnjë gazetari nuk i kam thënë të dalë apo mos të dalë ajo në mediat tona. Madje ka dalë dje, mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi.

Duhet të kërkojë falje të madhe.

Ajo mbahet mend nga meshkujt qe ka patur dhe asgjë tjetër në jetë”, shprehet Fatmir Hysenbelliu. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB