Qytetërim

Përfundon aventura te Juventusi! Shkarkohet trajneri Igor Tudor, kishte 8 ndeshje pa fitore

3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

E.K
Përfundon aventura te Juventusi! Shkarkohet trajneri Igor Tudor, kishte 8
igor tudor

ITALI- Tashmë është zyrtare, Juventusi shkarkon Igor Tudorin nga pankina. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  Ndërkohë tashmë “Zonja e Vjetër” ka një listë për pasardhësin e mundshëm të kroatit.

Emri i Luçiano Spaletit bie në sy, por mundësia e një tjetër ish-trajneri italian, Roberto Mançini, mbetet gjithashtu gjallë. Rafaele Paladino, nga ana tjetër, thuhet se sponsorizohet nga drejtori teknik Modesto, me të cilin ai punoi gjatë kohës së tij në Monza.  Pastaj janë sugjerimet e huaja që mund të shqyrtohen më tej nga regjisori Komoli, profile të tilla si Terziç, Rose, Çavi Hernandez dhe Sauthgejt.

Njoftimi i plotë

Juventus FC njofton se sot ka shkarkuar Igor Tudor nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë të Meshkujve, së bashku me stafin e tij të përbërë nga Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.

Humbja e kroatit kundër Lazios në "Olimpico" ishte fatale për trajnerin kroat.

Kjo ishte humbja e tij e tretë radhazi pas humbjes 2-0 në Como dhe humbjes 1-0 ndaj Real në Ligën e Kampionëve.

Poll

MOS HUMB