Qytetërim

Duka nuk ka kundërshtarë, FSHF zyrtarizon emrat para zgjedhjeve, në garë edhe Blendi Fevziu

Armand Duka do të jetë kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF në garën zgjedhore të 16 shkurtit

F.I
Duka nuk ka kundërshtarë, FSHF zyrtarizon emrat para zgjedhjeve,
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit

TIRANË-Federata Shqiptare e Fitbollit ka njoftuar se është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për president të FSHF dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti. 

Armand Duka do të jetë kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF në garën zgjedhore të 16 shkurtit, kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore. Ndërkohë, në garën për Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende, ku mes tyre vihet re prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi si dhe moderatori Blendi Fevziu.

Kandidatët janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka
Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

Poll

MOS HUMB