Qytetërim

U dhunua barbarisht para një muaji/ I lyejnë shtëpinë me benzinë, alarmohet gazetari Elton Tozaj: Po më kërcënojnë!

Në orët e para të mëgjesit të sotëm, gazetari ka gjetur në derën e banesës së tij një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.

zh.ll
U dhunua barbarisht para një muaji/ I lyejnë shtëpinë me
Elton Tozaj

TIRANË- Një incident i rrezikshëm dhe alarmues është regjistruar në adresë të gazetarit Elton Tozaj, i cili vetëm pak kohë më parë përjetoi një tjetër episod të frikshëm dhune. Në orët e para të mëgjesit të sotëm, gazetari ka gjetur në derën e banesës së tij një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.

Tozaj ka denoncuar rastin në polici, sipas të cilit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 04:30, në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Në datën 29.01.2026, rreth orës 04:30, në rrugën ‘Haxhi Deliu’, në një pallat, pranë derës së banesës së shtetasit E. T., është konstatuar një bidon me lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Gazetari Elton Tozaj njihet për deklaratat e tij të forta, thumbuese e provokative ndaj figurave të njohura të shoëbizzit shqiptar dhe shpesh ka qenë në qendër të kritikave në rrjete dhe nga vetë personazhet. Ndërkohë që vetëm gati 1 muaj më parë, në datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari ra pre e një dhune barbare në autostradën Tiranë-Durrës. Familjarët e tij bënë publik rastin, duke postuar edhe një foto të gazetarit ku dallohej fytyra e tij e gjakosur dhe syri i dëmtuar, teksa luftonte për të mos humbur shikimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB