Qytetërim

Prada ble shtëpinë e modës Versace, “martesa” e dy grupeve italiane

Marka, e cila këtë muaj ishte nën drejtimin kreativ të ish-dizajnerit të Miu Miu, Dario Vitale, pasardhësi i Donatella Versace, po kthehet në "duart italiane".

k.m.
Prada ble shtëpinë e modës Versace, “martesa” e dy
Versace

ITALI- Shtëpia italiane e modës "Prada" njoftoi se ka arritur një “marrëveshje përfundimtare” me grupin amerikan "Capri Holdings" për të blerë 100% të aksioneve tw shtëpisë Versace për 1.25 miliardë euro. Marka, e cila këtë muaj ishte nën drejtimin kreativ të ish-dizajnerit të Miu Miu, Dario Vitale, pasardhësi i Donatella Versace, po kthehet në "duart italiane".

Pambrizzo Bertelli, president dhe CEO i Prada, tha: Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Versace në grupin tonë, duke hapur një kapitull të ri për një kompani me të cilën ne ndajmë një angazhim të palëkundur për kreativitetin, kujdesin ndaj produkteve dhe një trashëgimi të fortë kulturore. Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë vazhdimisht trashëgiminë e Versace.

Martesa e dy shtëpive italiane do të krijojë një grup italian mallrash luksi me një xhiro mbi 6 miliardë euro, të aftë për të konkurruar me gjigantët e sektorit LVMH dhe Kering. Blerja do të ndryshojë një tendencë të gjatë të shtëpive italiane të modës që kalojnë në duar të huaja, siç ndodhi me Gucci dhe Valentino.

Prada ka arritur të ruajë një rritje të fortë, pavarësisht rënies së përgjithshme në industrinë e modës luksoze. Shitjet e kompanisë u rritën vitin e kaluar, kryesisht për shkak të suksesit të markës Miu Miu, e cila tërheq një audiencë më të re. Versace raportoi të ardhura prej 193 milionë dollarësh në tremujorin e tretë të vitit fiskal, me një rënie prej 15% nga viti në vit. 

Edhe pse blerja e Versace do të forcojë Pradën, kompania italiane është ende larg konkurrentëve të saj më të mëdhenj në sektorin e luksit.

Tregu i Pradës është 21.8 miliardë dollarë, ndërsa LVMH, e cila zotëron marka të tilla si Louis Vuitton, Christian Dior, Fendi dhe Loro Piana, ka një vlerë tregu prej 347.5 miliardë euro. Aktualisht, Miuccia Prada dhe burri i saj Patrizio Bertelli kontrollojnë afërsisht 80% të aksioneve, duke e mbajtur kompaninë në duart e familjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB