
TIRANË- Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi së bashku ndodheshin në një event në "New Jersey". Ai e prezantoi atë kudo si partneren e tij nga ku postoi edhe foto së bashku me Blertën. Por duket se çifti tashmë ka të tjera lajme të mira. Miqtë e çiftit pretendojnë se fotografja Blerta Celibashi është në një pritje të ëmbël. Sipas “Panorama Plus”, ky lajm është konfirmuar nga burime të afërta me çiftin, por deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar prej tyre.
Princ Leka ka një vajzë nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zakaria, e cila është pagëzuar me emrin Geraldina. Ata u divorcuan së fundmi për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari. Të dy ata u pajisën me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit dhe konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.
Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin. Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Ndërkohë që persona pranë Lekës janë përpjekur që ta mohojnë një fakt të tillë./ZËRI