Qytetërim

'S'kam pas lekë me pagu qiranë'/ Bardhi hap zemrën në këngën e fundit: Ju thash' vllazni, e ata m'vranë!

Bardhi shkruan në teksin e këngës se nuk ka para as të paguajë qeranë, madje shton se ka marrë edhe borxh sepse miqtë e tij të dikurshëm i janë kthyer kundër.

k.m.
'S'kam pas lekë me pagu qiranë'/ Bardhi hap zemrën
Bardhi

TIRANË- Reperi Bardhi ka ndarë detaje nga jeta e tij personale në këngën më të fundit dedikuar të bijës që po vjen në jetë. Në rreshtat e këngës "Qikës Tem", Bardhi zbulon më shumë detaje lidhur me problemet ekonomike që po kalon pas prishjes së kontratës me menaxherin e tij, Jetmir Agaj. Edhe pse në asnjë moment nuk e përmend me emër, Bardhi shkruan në teksin e këngës se nuk ka para as të paguajë qeranë, madje shton se ka marrë edhe borxh sepse miqtë e tij të dikurshëm i janë kthyer kundër. Në të gjithë tekstin e këngës, Bardhi flet për gjendjen e vëshirë që po kalon, duke përmendur edhe partneren e tij, moderatoren Sara Gjordeni.

PJESË NGA TEKSTI I KËNGËS:

Dritë e di që ti po kan sa herë mami kan'
Se ajo po mërzitet që babin ton pe shajnë
Ju thash' vllazni, e bash qata m'vranë
E kohët e fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë
Se me njerëzit që ndava bukën, e i ndava dertet
Sot po mi anulojnë koncertet
Tmerr, më thanë se kanë mem kthy kamarier
O dritë, ata mi murrën krejt qa pata
E tani as nuk kam pare as me të ble dhurata
Dritë më lanë pa lekë në ditët e mia më të këqija
E mamit ton për tu mos me mund me i siguru vitaminat

'S'kam pas lekë me pagu qiranë'/ Bardhi hap zemrën

Në fund, zbulon edhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën, të cilën kanë vendosur që ta pagëzojnë "Nea", e cila do të thotë "rrezatuese".

Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, Jetmir Agaj. U përfol se ky i fundit e nxorri nga shtëpia e “Big Brother” duke shpikur sëmundjen e nënës së këngëtarit. Më pas, të dy u përfshinë në një sërë përplasjesh. Fillimisht, këngëtari nuk kishte akses në 'Instagram'. Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari mori përsëri faqen e tij, 'plasi' sërish mes tyre.  Bardhi humbi përsëri faqen e tij zyrtare të 'Instagramit' dhe ndërpreu kontratën e menaxhimit me reperin nga Maqedonia e Veriut. Por mesa duket përplasja mes tyre paska qenë dhe më e fortë sesa palët kanë zbuluar për publikun./ZËRI

Poll

MOS HUMB