Qytetërim

U përfol se mori pjesë në festat e Diddy-t, Rihanna: Kjo është çmenduri!

Teksa ajo po largohej nga një restorant paparacët e pyetën atë nëse ka marrë pjesë në festat e reperit.

I.F
U përfol se mori pjesë në festat e Diddy-t, Rihanna: Kjo
Rihanna

MIAMI- Kohët e fundit shumë spekulime janë bërë për të famshmit që kanë marrë pjesë në festat e Diddy-t dhe një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Rihanna. Teksa ajo po largohej nga një restorant, paparacët e pyetën nëse ka marrë pjesë në festat e reperit.

“A ke qenë ndonjëherë në “Freak Off” të Diddy?,"- e pyet atë një nga paparacët. Sapo ka dëgjuar pyetjen këngëtarja qeshi dhe u përgjigj shumë shkurt: Kjo është çmenduri!

Edhe pse emri i saj u lakua se gjithashtu ka qenë në festat e Diddy-t, këngëtarja duket se i ka përgënjeshtruar këto thashetheme. Reperi Sean Diddy Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë, ndaj ai tashmë ka kufizuar kontaktet me shtatë fëmijët e tij. Ai akuzohet për shantazh, trafikim njerëzor në cilësinë e shfrytëzimit seksual dhe krime që lidhen me prostitucionin.

Ai akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB