Qytetërim

Rekord historik në Fiber: Personazhi i njohur i rrjeteve sociale fiton mbi 20 milion pikë në një betejë live spektakolare

Në këtë betejë spektakolare, u përballën: Aleks Visha nga Shqipëria; Khalid Mula nga Somalia; Yousif Fiber nga Pakistani dhe Real Peller nga Nigeria

f.g
Rekord historik në Fiber: Personazhi i njohur i rrjeteve sociale fiton mbi
Fiber

TIRANË- Platforma shqiptare Fiber, e cila po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si brenda vendit ashtu edhe jashtë kufijve, ka shënuar një moment historik në arenën e saj virtuale. Mbrëmjen e djeshme, gjatë një eventi live që mblodhi bashkë emra të njohur të rrjeteve sociale nga disa kontinente, u thye rekordi i pikëve të fituara në një përballje të vetme: mbi 20 milion pikë.

Në këtë betejë spektakolare, u përballën: Aleks Visha nga Shqipëria; Khalid Mula nga Somalia; Yousif Fiber nga Pakistani dhe Real Peller nga Nigeria

Ky duel virtual u shndërrua në një spektakël ndërkombëtar, i ndjekur nga mijëra përdorues në kohë reale, të cilët kontribuan me gifte virtuale, dhurata digjitale që shërbejnë si formë mbështetjeje për krijuesit e përmbajtjes.

Shuma totale e pikëve të mbledhura u përkthye në vlera monetare që kapin qindra mijëra euro. Ky është një tregues i fuqishëm jo vetëm për popullaritetin e platformës, por edhe për potencialin e saj ekonomik, duke ofruar mundësi reale fitimi për krijuesit e përmbajtjes.

E nisur fillimisht si një platformë e re për transmetime live dhe përballje argëtuese mes përdoruesve, Fiber ka arritur të krijojë një komunitet aktiv dhe ndërkombëtar. Eventi i djeshëm e vendos përfundimisht këtë aplikacion si një nga rrjetet sociale më premtuese të rajonit, me një rritje të shpejtë të bazës së përdoruesve edhe jashtë Shqipërisë.

Suksesi i këtij eventi tregon se Fiber nuk është më thjesht një fenomen lokal, por një platformë që po kap vëmendjen e audiencave globale, duke i dhënë Shqipërisë një vend të rëndësishëm në hartën e industrisë së argëtimit online./ZËRI

Poll

MOS HUMB