Qytetërim

Sfida e 'nxehtë' me Serbinë! Ekipi shqiptar zbret në tokën serbe, forcat e sigurisë presin kuqezinjtë

Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi - Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

F.I
Sfida e 'nxehtë' me Serbinë! Ekipi shqiptar zbret në
Kombetarja shqiptare

SERBI-Serbia dhe Shqipëria do të përballen nesër, më 11 tetor në orën 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Forca policie shoqëruan ekipin, duke mundësuar që rruga e Kombëtares nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi - Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB