TIRANË- Ndëshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 ëshë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjes në Beograd, në vitin 2014. Duke u konsideruar ndeshje të një rëndësie të tillë, delikate, UEFA ka caktuar një arbitër 'finalesh', strikt, i rreptë dhe i besuar.
UEFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit rumun, István Kovács. István Kovács, 41-vjeç, është arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që prej vitit 2010 dhe pjesë e grupit “Elite” të UEFA-s. Ai është një nga emrat më të spikatur të arbitrimit europian, me një karrierë të pasur në kompeticionet më prestigjioze të kontinentit. Kovács, mund të konsiderohet edhe arbitër finalesh pasi ka gjykuar disa të tilla. E fundit ajo e Champions League në maj të këtij viti, mes Paris Saint-Germain dhe Interit.
Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke e zhvendosur nga Beogradi në Leskovac. 6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit./ZËRI