Qytetërim

Sherr i dhunshëm mes artistëve, Finem dhe shokët e tij bëjnë për spital Butrint Imerin

Reperi Klejdi Dogjani, i njohur si FINEM, dhe këngëtari Butrint Imeri, janë përfshirë dje (1 janar 2026) në një përleshje fizike në Prishtinë

E.K
Sherr i dhunshëm mes artistëve, Finem dhe shokët e tij
FINEM DHE BUTRINT IMERI

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë dhune raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës shqiptare dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik, me pasoja serioze për njërin prej tyre.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, reperi Finem, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtarit Butrint Imeri. Si pasojë e konfliktit, Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Për shkak të gjendjes shëndetësore, këngëtari ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është paraqitur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka marrë asistencën e nevojshme.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga artistët e përfshirë, ndërsa as shkaqet e konfliktit nuk janë bërë ende publike.

Nga Policia e Prishtinës nuk ka ende një konfirmim zyrtar me detaje lidhur me këtë rast, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi rrethanat e incidentit.

 

Poll

MOS HUMB