Kupa e Botës 2026, e cila për herë të parë në histori do të zhvillohet në tre vende njëkohësisht: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanada, starton sot. Meksika, që ka pritur më parë Kupën e Botës në vitet 1970 dhe 1986, do të jetë vendi ku do të mbahet ceremonia inauguruese e këtij eventi më 11 qershor në Mexico City, në stadiumin “Azteca”, me ndeshjen Meksikë–Afrika e Jugut në orën 21:00.
Fishkëllima e parë e ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut është planifikuar për orën 21:00, ndërsa spektakli para ndeshjes do të zhvillohet në fushën e Azteca-s në minutat menjëherë para fillimit, afërsisht rreth orës 20:00–20:30.
Meksikë-Afrika e Jugut: formacionet e mundshme
Meksika (4-2-3-1): Rangel; Sánchez, Álvarez, Vásquez, Gallardo; Romo, Chávez; Pineda, Fidalgo, Alvarado; Jiménez. Trajner: Aguirre.
Afrika e Jugut (4-2-3-1): Williams; Mudau, Sibisi, Ndamane, Modiba; Mokoena, Mbatha; Appollis, Zwane, Mofokeng; Foster. Trajner: Broos.
Programi:
Vendndodhja: Stadio Azteca, Mexico City
Ora: 11:30 lokale (19:30 në Shqipëri)
Të ftuar: Shakira me Burna Boy për këngën zyrtare “Dai”, Alejandro Fernandez, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Lila Downs, Los Angeles Azules, Mana dhe Tyla.
Ndeshja hapëse: Meksikë – Afrika e Jugut, ora 13:00 lokale (21:00 në Shqipëri)
/ZËRI