Qytetërim

Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se fansat paguajnë për t'ja parë

Allen hapi llogarinë në këtë platformë vitin e kaluar pasi kuptoi se të tjerët po fitonin para nga këmbët e saj, dhe vendosi se ishte më mirë të përfitonte vetë.

f.g
Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se
Lily Allen dhe ish-partneri

ANGLI- Këngëtarja britanike Lily Allen ka zbuluar se ndjekësit e saj në OnlyFans shpesh kërkojnë foto të këmbëve të saj në çorape, ndonjëherë të pista, ndonjëherë të pastra, ose kërkojnë të zgjedhin ngjyrën e lakut të thonjve të këmbëve.

Allen hapi llogarinë në këtë platformë vitin e kaluar pasi kuptoi se të tjerët po fitonin para nga këmbët e saj, dhe vendosi se ishte më mirë të përfitonte vetë.

Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se
Lily Allen

Në një intervistë për Interview Magazine, ajo tregoi se çfarë kërkojnë më shpesh ndjekësit e saj. “Duam të shohim shputat e pista, çorape të bardha si ato të shkollës apo çorape të shkurtra te kyçet, disa të pastra, disa të pista,” tha Allen. “Çorape të bardha me këpucë Mary Jane, të ecësh mbi ushqim, hapje të gishtave, sepse kjo ndodh kur kulmon.”

Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se
Lily Allen

Këngëtarja e albumit të ri “West End Girl” shtoi se shumë ndjekës janë po aq të interesuar edhe për këpucët sa për këmbët vetë, dhe disa duan të shohin Allen duke vendosur vaj në këmbë, ndërsa të tjerët janë të fiksuar me thonjtë dhe zgjedhjen e ngjyrës. “Disa i duan të bardhë, disa të kuqe të errët, disa të kuqe të ndezur… Por nuk i lejoj të zgjedhin të gjelbër apo blu,” tha ajo.

Megjithatë, Allen pranoi se disa kërkesa janë pak të çuditshme, dhe zakonisht thjesht i injoron.

Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se
Lily Allen

Kjo është një mënyrë tjetër që Allen ka gjetur për të fituar nga fansat e saj, duke shfrytëzuar popullaritetin e saj në platforma të tilla online./ZËRI

Të paguash faturat me ...çorapet e pista! Lily Allen thotë se
Lily Allen
Poll

MOS HUMB