TIRANË- “Rregullat janë bërë për të gjithë”, kjo vlen edhe në rastin e fundit, ku dy futbollistët e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi janë ndaluar nga uniformat blu. Policia Rrugore e Tiranës i ka gjobitur dy futbollistët, për shkak të kalimit të normave të shpejtësisë brenda qendrave të banuara në kryeqytet si dhe për shkak të ndotjes akustike.
Ngjarja duket se ka ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, afër ministrive.
Të dy lojtarët ndodhen në Tiranë pasi presin grumbullimin e Kombëtares, pasi po përgatitet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku do të përballet me Izraelin dhe Luksemburgun./ZËRI