Qytetërim

"Topi i Artë 2025"/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përgëzon Shqipërinë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

Përmes një video-mesazhi vlerësoi Presidenti Infantino e vlerësoi ceremoninë si një ngjarje të rëndësishme të kalendarit të futbollit me ndjesinë e një eventi tradicional dhe prestigjioz.

zh.ll
"Topi i Artë 2025"/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino
gianni infantino

TIRANË- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar së fundmi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala "Topi i Artë 2025". Përmes një video-mesazhi vlerësoi Presidenti Infantino e vlerësoi ceremoninë si një ngjarje të rëndësishme të kalendarit të futbollit me ndjesinë e një eventi tradicional dhe prestigjioz. Infantino përgëzoi arritjet e futbollit shqiptar në kompeticionin Europian të Futbollit, po ashtu edhe FSHF-në për investimet në infrastrukturë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianni Infantino - FIFA President (@gianni_infantino)

Mesazhi i plotë i Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

“Të dashur miq të futbollit, mirëmbrëma!

Mirëmbrëma i dashur Armand, mirëmbrëma të gjithëve. Është kënaqësi t’iu drejtohem figurave dhe drejtuesve të futbollit shqiptar me rastin e veçantë të ceremonisë Gala të Topit të Artë.

Kjo ceremoni është kthyer shumë shpejt në një ngjarje e rëndësishme të kalendarit të futbollit me ndjesinë e një eventi tradicional dhe prestigjioz. Kjo është dëshmi e kreativitetit dhe përkushtimit, pa harruar rritjen mbresëlënëse të lojës së bukur në vendin tuaj të bukur. Kishte shumë gjëra për t’u duartrokitur gjatë vitit 2025. Pas paraqitjes impresionuese në EURO 2024, ekipi juaj kombëtar i meshkujve u rendit i dyti në grupin sfidues të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe me meritë siguroi një vend në play-off. Vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit!

Ndërkohë, organizimi juaj i suksesshëm i Kampionatit Evropian U-17 Shqipëri  2025 tërhoqi vlerësime të larta dhe shumë spektatorë. Ishte edicioni më i ndjekur që nga viti 2008, dhe tërhoqi mbi 10,000 tifozë në finalen e luajtur në “Arenën Kombëtare” spektakolare në Tiranë. Pata privilegjin ta vizitoja stadiumin më 2022, kur po ashtu mora pjesë në përurimin e selisë tuaj “Shtëpia e Futbollit”, e cila u ndërtua në partneritet me FIFA-n.

Përkushtimi juaj për bashkëpunim dhe për të përmirësuar infrastrukturën futbolli ka dhënë rezultate të matshme, nga më shumë spektatorë në stadiume te rritja e numrit të futbollistëve.

Urime Presidentit Armand Duka, kolegëve dhe stafit që punojnë me përkushtim për të promovuar dhe lartësuar futbollin shqiptar! Dhe sigurisht urime fituesve të mbrëmjes së sotme për arritjet tuaja, dhe për kontributin tuaj në një vit të paharrueshëm për lojën tonë të dashur!”.

Ceremonia e Topit të Artë që u zhvillua nga FSHF mbrëmjen e djeshme, mblodhi në Teatrin e Operas dhe Baletit një sërë personalitetesh të politikës dhe sportit. I pranishëm ne ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili dha çmimin për “Lojtarin e Kombëtares”. Federata Shqiptare e Futbollit vlerësoi në një ceremoni gala më të mirët e vitit 2025. Sulmuesi Bekim Balaj, u shpall fituesi i “Topit të Artë”, për të dytin vit radhazi në Shqipëri. Në kategorinë e vajzave, ky çmim shkoi për Megi Doçin./ZËRI

Poll

MOS HUMB