Qytetërim

Trajneri Arteta spond drejtuesve bardhekuq: Mbështetmëni me afrime

Megjithatë, për të tretin sezon radhazi pa trofe, presioni mbi trajnerin Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit është rritur.

Redaksia Zëri
Trajneri Arteta spond drejtuesve bardhekuq: Mbështetmëni me afrime
Mikel Arteta

ANGLI- Arsenali siguroi kualifikimin për Ligën e Kampionëve pas një fitoreje 1-0 ndaj Njukasëll Junajtidit, duke përfunduar praktikisht në vendin e dytë në Premier Ligën angleze. Megjithatë, për të tretin sezon radhazi pa trofe, presioni mbi trajnerin Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit është rritur.

Arteta së fundmi theksoi rëndësinë e ndërhyrjeve të mençura në merkato, duke theksuar se skuadra është e shkurtër në organikë dhe se disa lojtarë do të largohen në verë.

Ai i bëri thirrje bordit që “të bëjë atë që duhet bërë”, në mënyrë që klubi të shndërrohet në kampion real për sezonin e ardhshëm.

Në Angli, një rregull i pashkruar thotë: “Nuk vijnë përfitimet, pa investime”.

Arsenali ka në plan të përforcohet ndjeshëm gjatë verës, me emra si Martín Zubimendi nga Real Sociedadi, ndërsa në vëzhgim janë edhe sulmues me peshë si Benxhamin Sheshko, Viktor Gjokeres dhe Aleksander Isaku. Klubi do të zhvillojë gjithashtu bisedime për kushtet e kontratave me lojtarë të rëndësishëm si Bukajo Saka, Uilliam Salibaja dhe të rinjtë Ljuis-Skelli dhe Nuaneri.

Lojtarët që pritet të largohen janë: Partej, Tiernej, Sterling dhe Zinçenko.

Megjithatë, në mjedisin londinez, ka ende shpresë: Emërimi i drejtorit të ri sportiv Andrea Berta shihet si pjesë e planit për ta çuar Arsenalin në nivelin tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB