Qytetërim

Ramadani i kombëtares gradohet "hero"

Faqet e tifozëve shqiptarë përveçse e pëlqyen këtë gol, pëlqyen edhe faktin që bëhej shqiptari i dytë në tre javë që i shënon një gol të bukur portierit serb, Milinkoviç.

Redaksia Zëri
Ramadani i kombëtares gradohet "hero"
PAMJE NGA NDESHJA

TIRANË- Nga zgripi i humnerës ku mbijeton erdhi super goli trepikësh i Ylber Ramadanit: Leçja u ngjit në 31 pikë, me pikë të barabarta me Empolin në zonën rënëse por e renditur mbi të. Lufta e mbijetesës u shty edhe një javë me shpresë falë golit të Ylberit të kombëtares tonë dhe trimërisë për të provuar të pamundurën. Pas këtij goli, për rëndësinë po edhe për bukurinë, si edhe për tendosjen e nervave që skuadra salentine ka për të siguruar mbijetesën, mesfushori ynë u çlirua duke u përlotur.

Faqet e tifozëve shqiptarë përveçse e pëlqyen këtë gol, pëlqyen edhe faktin që bëhej shqiptari i dytë në tre javë që i shënon një gol të bukur portierit serb, Milinkoviç. Edhe Asllani i shënoi një gol trepikësh dy javë më parë.

Ylber Ramadani u shpall lojtari i ndeshjes dhe ky vlerësim ribën nga e para sezonin e vështirë personal që pati këtë vit, ku që në janar pati menduar largimin nga Leçja. Ndoshta heroizmi dhe qëndrimi, mund të hapin një kapitull të ri./ZËRI

Poll

MOS HUMB