TIRANË- Edicioni i 5-të i Big Brother Albania Vip do të nisë pas rreth 3 javësh, ndërkohë që ditën e djeshme është zyrtarizuar edhe moderatori i formatit. Për të tretën vit radhazi, ky spektakël do të drejtohet nga Ledion Liço, ndërsa së fundi ishte përfolur për një krizë në martesën e tij dhe Sara Hoxhës, për shkak se çifti prej kohësh nuk poston foto së bashku, si dhe në festat e Tio Channel janë parë të distancuar.
Megjithatë dje në rrjetet sociale është publikuar promoja e spektaklit që mbylli thashethemet dhe hapi zyrtarisht sezonin e ri, që pritet të nisë pas 3 javësh. Dhe siç është e udhës në vitet e fundit, në media janë përfolur një sërë emrash si pjesëmarrës.
Një prej emrave më të lakuar të këtij edicioni ishte dhe ai i këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u nda papritur nga jeta pas një arresti kardiak në Itali. Ai kishte nënshkruar kontratën me Lori Hoxhën, për të qenë pjesë e rrugëtimit, të cilin e cilësonte një kapitull të ri për jetën e tij.
Ndërkohë që të tjerë emra që kalohen si pjesëmarrës janë Erik Fullani, i cili tashmë ka nisur një lidhje me Sara Hoxhën, gazetarja Santana Çomorra, si dhe Enxhi Nasufi e Neada Muçaj, të cilat së fundi kanë qenë kryefjalë për konfliktin mes tyre, që çoi në largimin nga emisioni i mëngjesit në Top Channel. Po ashtu Sabina Mete dhe Ardit Murataj, janë përmendur si dy prej banorëve të sigurt të këtij edicioni./ZËRI