TIRANË- Moderatorja Enxhi Nasufi i është rikthyer incidentit të fundit me kolegen e saj Neada Muçaj, që u bë shkak për përjashtimin e të dyjave nga emisioni i mëngjesit në Top Channel. Teksa ka qenë e ftuar në RTSH, Enxhi ka treguar se si e ka përjetuar personalisht gjithë zhurmën mediatike dhe se si e ka menaxhuar situatën në familje, veçanërisht me të ëmën.
“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë. Shkova në shtëpi, thashë 'ka ndodhur kjo, kjo, kjo', e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë 'po iki në studio',” nisi Enxhi të tregonte.
Sipas saj, edhe pasi lajmet u përhapën dhe pas largimit të vajzave nga “Ëake Up” pa një njoftim publik, ajo vendosi të mos e lejonte situatën ta ndalte profesionalisht apo emocionalisht:
“'Nuk ka ndodhur asgjë,' i thashë unë [mamasë], 'ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t'i bëj, do vazhdoj t'i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon'.”
Edhe pse nuk hyri në detaje konkrete për atë që ka ndodhur në prapaskenë, Enxhi la sërish të kuptohej se lajmet për konflikt fizik nuk përputhen me të vërtetën e saj, duke theksuar se shpesh figura publike bëhen objekt lajmesh të ekzagjeruara apo të pavërteta.
“Mund të më mërzisin në atë moment [...] për disa gjëra që as nuk e ekzistojnë, as nuk janë ashtu siç shiten, [...] por nuk ka problem, ne e dimë që të qenit figurë publike i ka të gjitha kostot në kurriz. Suksesin nuk ta fal njeri.”

