NORVEGJI- Pas një sërë vonesash, skuadra e Juventusit është tani në rrugën e kthimit në Itali, pas fitores të së martës në mbrëmje në Ligën e Kampionëve kundër Bodo/Glimt në Norvegjinë Veriore, me rezultatin 2-3.
Juventusi mund të kthehet nga Norvegjia
Bianconerët morën fitoren e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve kundër Bodo/Glimt të martën në mbrëmje, pavarësisht se ishin në disavantazh në pjesën e parë, falë golave në pjesën e dytë nga Lois Openda, Weston McKennie dhe Jonathan David, të gjithë të asistuar nga lojtari transcendental Kenan Yildiz nga stoli.
Megjithatë, kishte shqetësime se grupi udhëtues i Bianconerëve mund të ngecej në Norvegji të mërkurën në mëngjes, pasi qyteti i Bodos u zgjua me më shumë borë dhe pista në aeroportin e qytetit ishte e ngrirë. Ne aeroportin e Bodos disa fluturime janë shtyrë dhe mbi 1 mijë pasagjerë po presin, kjo pasi pista ka ngrica dhe borë./ZËRI