Qytetërim

VD/ Shishe dhe grushta në fushë, (ar)miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit kthehet në betejë

Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr.

k.m.
VD/ Shishe dhe grushta në fushë, (ar)miqësorja mes Elbasanit dhe
Pamje nga ndeshja

ELBASAN- Ndeshja miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit (2-2) në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj. Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr.

VIDEOJA E SHERRIT:

Me duartkryq nuk kanë mbetur as tifozët që kanë lënë tribunat për të sulmuar futbollistët e ekipit mik.

Vetëm pas disa minutash kaosi dhe përleshjeje në "Elbasan Arena", futbollistët e Pogradecit ia kanë dalë që të futen në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë shkaktoi gjithë këtë “zemërim” tek të dyja palët në fushë. Por pritet që të dyja skuadrat të ndëshkohen nga Federata Shqiptare e Futbollit./ZËRI

Poll

MOS HUMB