Qytetërim

Vdekja e Shemsi Krasniqit, çfarë u gjet në xhepin e tij, një grua tentoi ta ndihmonte po dera e banesës u mbyll papritur

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën Shemi, ishte këngëtar dhe vokalist i njohur i grupit muzikor “Ilirët”, një nga zërat më të dashur dhe ikonë e muzikës rock-patriotike shqiptare nga Kosova

E.K
Vdekja e Shemsi Krasniqit, çfarë u gjet në xhepin e tij,
Shemsi Krasniqi

KOSOVË- Artisti i njohur, Shemsi Krasniqi (i lindur më 1955), është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në banesën e tij në Prishtinë.

Siç mëson Sinjali, rrethanat e ngjarjes kanë qenë dramatike. Gjithçka ka nisur kur një grua me inicialet F.B., e cila kishte shkuar në banesën e të ndjerit për të pastruar, ka vërejtur një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas raportimeve, dëshmitarja ka tentuar t’i japë ndihmën e parë, por në momentin që ka dalë nga banesa për të marrë ujë, dera është mbyllur, duke e bërë të pamundur rikthimin brenda. Kjo ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, e cila ka hapur derën me forcë.

Fatkeqësisht, Njësia e Emergjencës që arriti në vendngjarje mundi vetëm të konstatonte vdekjen e artistit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, forenzika dhe Mjekësia Ligjore. Nga ekzaminimi fillestar i trupit nuk janë vërejtur shenja dhune.

Megjithatë, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një pilule për stimulim seksual. Ky detaj ka ngritur dyshimet fillestare se artisti mund të ketë pësuar infarkt si pasojë e përdorimit të këtij bari.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Kush ishte Shemsi Krasniqi?

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën Shemi, ishte këngëtar dhe vokalist i njohur i grupit muzikor “Ilirët”, një nga zërat më të dashur dhe ikonë e muzikës rock-patriotike shqiptare nga Kosova.

Ai u bë i famshëm për interpretimin e këngëve që lidhen me identitetin dhe krenarinë kombëtare, veçanërisht me këngën “Xhamadani vija-vija”, e cila u bë simbol i muzikës popullore moderne për shqiptarët.

Grupi Ilirët dhe vetë Krasniqi ishin kontribues të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare që nga vitet ’80 dhe ’90, kur muzika rok dhe fryma patriotike gjetën jehonë të madhe tek publiku./ZËRI

Poll

MOS HUMB