Qytetërim

Ndahet nga jeta Shemsi Krasniqi, këngëtari i hitit të shqiptarëve "Xhamadani vija-vija"

Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Dragodan të Kosovës

l.k
Ndahet nga jeta Shemsi Krasniqi, këngëtari i hitit të
Shemsi Krasniqi

KOSOVË- Një lajm i trishtë për botën e muzikës shqiptare.Këngëtari i mirënjohur i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Dragodan të Kosovës. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.

Kush ishte Shemsi Krasniqi?

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën Shemi, ishte këngëtar dhe vokalist i njohur i grupit muzikor “Ilirët”, një nga zërat më të dashur dhe ikonë e muzikës rock-patriotike shqiptare nga Kosova.

Ai u bë i famshëm për interpretimin e këngëve që lidhen me identitetin dhe krenarinë kombëtare, veçanërisht me këngën “Xhamadani vija-vija”, e cila u bë simbol i muzikës popullore moderne për shqiptarët.

Grupi Ilirët dhe vetë Krasniqi ishin kontribues të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare që nga vitet ’80 dhe ’90, kur muzika rok dhe fryma patriotike gjetën jehonë të madhe tek publiku./ZËRI

Poll

MOS HUMB