Qytetërim

Ndahet nga jeta aktori legjendar Chuck Norris

Vetëm pak ditë më parë, ai festoi ditëlindjen e tij të 86-të, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke bërë stërvitje.

F.I
Ndahet nga jeta aktori legjendar Chuck Norris
Chuck Norris

SHBA-Aktori legjendar Chuck Norris është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmi i trishtë vjen vetëm një ditë pasi ylli i filmave aksion u shtrua në spital në ishullin Kauaʻi në Hawaii, pas një urgjence mjekësore. Familja e aktorit konfirmuan vdekjen e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes”, thuhet në deklaratën e posturan në Instagramin e tij.

Vetëm pak ditë më parë më 10 mars, ai festoi ditëlindjen e tij të 86-të, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke bërë stërvitje. “Unë nuk plakem, unë ngre nivelin tim,” u shpreh ai, duke shtuar se ndihej mirënjohës për shëndetin dhe mundësinë për të vazhduar aktivitetin që do.

Norris është i njohur për publikun në mbarë botën për rolin në serialin televiziv Walker, Texas Ranger, si dhe për filmat si “The Delta Force”, “Missing in Action” dhe “The Expendables 2”. Ai mori një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 1989 dhe u bë një rojtar i vërtetë i Teksasit në vitin 2010. Aktori mban rripa të zinj në disa disiplina të arteve marciale, përfshirë karatenë dhe taekwondon, dhe mbetet një nga figurat më ikonike të kinemasë aksion./ZËRI

Poll

MOS HUMB