pamje nga falja ne Tirane
TIRANË-Të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë, u tejmbushën këtë të premte, nga qindra besimtarë myslimanë, të cilët falën Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë me lutje, solidaritet dhe urime për paqe e mirësi.
Një nga traditat kryesore të kësaj feste është dhënia e sadakasë, një akt simbolik që thekson vlerat e solidaritetit dhe bamirësisë për më të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë. Pas faljes, besimtarët kthehen në familjet e tyre për të vijuar me ritualet e festës, që përfshijnë urimet, vizitat tek të afërmit dhe shtrimin e drekës së Bajramit, ku nuk mungojnë gatimet tradicionale dhe ëmbëlsirat festive.
Poll