Qytetërim

Vetëm 4 muaj në krye të skuadrës, klubi i Tiranës shkarkon nga detyra trajnerin Ardian Nuhiu

Në vend të Nuhiut, bardheblutë janë gati të rikthejnë në stol teknikun që i shpalli kampion, Orges Shehi.

F.I
Vetëm 4 muaj në krye të skuadrës, klubi i Tiranës
Ardian Nuhiu

TIRANË-Ardian Nuhiu nuk është më trajneri i Tiranës. Shkarkimi i tij, vjen vetëm pas katër muajsh në krye të skuadrës bardheblu. Humbja me Teutën 0-1 të dielën në kryeqytet ishte e treta radhazi për ekipin më të titulluar në vend dhe drejtuesit kanë vendosur të ndajnë rrugën me trajnerin i cili e mori drejtimin më 31 tetor 2025. Në vend të Nuhiut, bardheblutë janë gati të rikthejnë në stol teknikun që i shpalli kampion, Orges Shehi.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale. KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë. Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruan Tirana në postimin e saj.

Poll

MOS HUMB