Qytetërim

VPN kryeson listën e aplikacioneve më të shkarkuara

VPN-të i lidhin përdoruesit me faqet e internetit duke përdorur një server të largët dhe fshehin adresën e tyre aktuale IP dhe vendndodhjen, që do të thotë se ata mund të anashkalojnë bllokimet në faqe ose përmbajtje të caktuara.

F.I
VPN kryeson listën e aplikacioneve më të shkarkuara
foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Aplikacionet e rrjetit privat virtual (VPN) janë bërë më të shkarkuarat në 'App Store' të Apple në Mbretërinë e Bashkuar. 

VPN-të maskojnë vendndodhjen e përdoruesit në internet, duke lejuar akses në përmbajtje të kufizuar si të ishte në një shtet tjetër. Kjo do të thotë se shumë persona po i përdorin për të anashkaluar kërkesat e ligjit të ri për sigurinë në internet (“Online Safety Act”), i cili detyron platformat me përmbajtje për të rritur të verifikojnë moshën e përdoruesve.

VPN-të i lidhin përdoruesit me faqet e internetit duke përdorur një server të largët dhe fshehin adresën e tyre aktuale IP dhe vendndodhjen, që do të thotë se ata mund të anashkalojnë bllokimet në faqe ose përmbajtje të caktuara. Por ekspertët thonë se versionet falas të aplikacioneve ose shërbimeve VPN mund të mbartin rreziqe për sigurinë dhe privatësinë.

“Shumë prej këtyre VPN-ve falas janë plot probleme. Disa i shesin të dhënat tek kompani të tregtimit të trafikut, të tjera janë kaq keq të ndërtuara sa i ekspozojnë përdoruesit ndaj sulmeve.”-tha Daniel Card, ekspert i BCS (Chartered Institute for IT), tha për BBC.

Ai i tha BBC-së, pavarësisht se paraqesin një sërë rreziqesh të mundshme për privatësinë, aplikacione të tilla “përfundojnë në duart e fëmijëve që përpiqen të shikojnë përmbajtje të kufizuar sipas moshës”, ose të të rriturve “që përpiqen të shmangin bllokimet”.

Proton VPN, një aplikacion i ofruar nga firma zvicerane e teknologjisë së privatësisë Proton, i tha BBC-së se kishte parë një rritje prej 1800% në regjistrimet ditore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës, pasi rregullat e kontrollit të moshës hynë në fuqi të premten. Një zëdhënës i Proton tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tani ndër vendet që gjeneronte përdorimin më të lartë të VPN-së së saj.

Edhe në Shqipëri apliakcioni pati një rekord shkarkimesh, pas vendimit për mbylljen e aplikacionit "TikTok". Përdorimi i ProtonVPN në Shqipëri u rrit 1200% dhe ende nuk ka të ndalur./ZËRI

Poll

MOS HUMB