
PRISHTINË- Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vijon të mbetet në fokusin e publikut dhe mediave. Për këtë çështje ka folur edhe e ëma e reperit nga Kosova, moderatorja Xheraldina Vula, e cila foli për ndarjen për herë të parë në një intervistë që ajo ka dhënë për "KlanKosova".
Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen e djalit të saj me Sarën ka qenë i papritur dhe i vështirë për gjithë familjen. Ndërsa la të kuptohet se ata si prindër kanë qenë kundër ndarjes.
"Asnjë nuk gëzohet kur i ndahet fëmija. Ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë keq. Por nuk janë çifti i parë dhe as i fundit. Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin,"-tha Xheraldina.
Por po ashtu, ka shtuar se ndarja nuk e ka ndikuar marrëdhënien që ajo ka me Sarën apo dhe me mbesën e saj.
"Unë me Sarën kemi të njëjtën marrëdhënie. Fundi i fundit mbesën e kam aty. Ndarja e tyre është e tyre. Jo e jona me Sarën. Nuk kemi asnjë antagonizëm me Sarën. Vjen e sjell vajzën. Shkojmë e marrim. Marrëdhëniet mes tyre janë tepër korrekte dhe miqësore,"-e mbylli ajo deklaratën e saj./ZËRI