Qytetërim

"12 vite më parë doktorët më thanë i ke ditët e numëruara", pengu i Arbër Çepanit për kunatin e tij

Familjarët dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit ish-deputetit Gerti Bogdani

E.K
"12 vite më parë doktorët më thanë i ke ditët
Arber Cepani dhe Gerti Bogdani

TIRANË- Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status të ndjerë për ish-deputetin e Partisë Demokratike.

Çepani ka treguar një histori 12 vite më parë. Ai thotë se 12 vjet më parë, pas një skaneri që ka bërë, mjekët në Shqipëri i kanë thënë se i ka ditët e numëruara.

Në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej.

Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit tek dera e spitalit.

Postimi: 

12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët ditët e numëruara...

Çdo gjë mu përmbys por ti ishe aty tek dera spitalit dhe gjëja parë që më the sapo më pe ishte: "Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevoj të pushoh, të shëron dielli aty?"

Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza.... Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera spitalit unë ty o Gert...

"12 vite më parë doktorët më thanë i ke ditët

Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishte familja e Bogdanit, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ata që lajmëruan se ceremonia e lamtumirës për politikanin do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB