
TIRANË- Liam Mandiaro, një nga banorët e Big Brother VIP3 ka rrëfyer ngjarjen më të rëndë të jetës së tij, faktin që ka qëndruar 16 muaj në koma. I ftuar në “S’e luan topi”, Liami rrëfeu se shumë vite më parë, ka bërë një aksident me kolegen e tij, gjë që arriti t’ja mbante të fshehtë familjares duke i gënjyer, përmes të vëllait.
Erjona Rusi: Çfarë të kujtohet?
Liam Mandiaro: Më kujtohet që më ka ardhur një maune dhe ka marrë makinë para dhe më pas nuk më kujtohet asnjë gjë derisa unë mbas 16 muajsh, 1 vit e gjysmë në koma.
Erjona Rusi: Një vit e gjysmë në koma dhe familja jote nuk dinte asnjë gjë.
Liam Mandiaro: Këtë pjesë e ka menaxhuar vëllai im aq mirë sa…
Erjola Rusi: Po si ka mundësi?
Liam Mandiaro: As unë nuk e di, tani që kjo pjesë ka dalë në Top Channel tek BBV3. Ia kam thënë pak Gracianos, por nuk desha ta prekja fare atë temë sepse kisha frikën e prindërve. Nuk dinin asnjë gjë. Tani e morën me aq shumë lehtësi ose nga shoku ose ka kalua shumë kohë. Prindërit e mi thonë si ka mundësi që ne nuk kemi kërkuar më tepër nga vëllai në atë kohë. Vëllai i kishe thënë që ai është në punë me tre turne, nuk flet dot, andej këndej. Tani jam shumë mirë, edhe nga ana mentale jam shumë mirë.
Erjona Rusi: Çfarë përjetove pas 16 muaj në koma, çfarë mendove?
Liam Mandiaro: E vetmja gjë që mbaj mend është që ishte një buton për të ardhur ndihmë, e kam shtypur, ka ardhur infermierja dhe gjëja e parë që e kam pyetur është sa është ora dhe ku jam. Kur më thanë që ka kaluar një vit e ca që ke qenë në koma, aty kam filluar të qaj, e pastaj është thirrur vëllai, shoqja e vëllait, shoqëria ime. Unë isha njeriu më i lumtur në ato momente që isha gjallë. Kur isha në koma kam dëgjuar vetëm hapa që mund të kenë qenë hapat e infermierëve.
Gjithashtu, ai tregon se pas 16 muajve në koma, përjetoi një depresion të thellë, pasi rrinte mbyllur në shtëpi dhe vetëm hante e pinte alkool.
Liam Mandiaro: Ka qenë një periudhë depresive, punën e humba, çdo gjë e humba pas aksidentit dhe ishte një investim për ta filluar çdo gjë nga fillimi. Nuk doja të flisja me njeri, rrija vetëm në shtëpi, shikoja filma, haja, pija dhe u shëndosha. Po e kalova. Një ditë u çova në mëngjes dhe thashë “dëgjo o trap, çohu se le kokrrën e namit, mbush një CV, vazhdo jetën, ec përpara, çfarë ka ndodhur ka ndodhur, lere alkoolin e kështu dhe vazhdova përpara. Fillova punë, mora një shtëpi me qira dhe vazhdova para dhe ja ku jam. Shoku im më i ngushtë ka qenë uiski në atë kohë.