
TIRANË- Nuk është mbyllur java dhe debatet kanë nisur të marrin përmasa të mëdha në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të "Big Brother Albania". Vetëm 6 ditë pas nisjes së edicionit të 4 të BBV, kanë nisur që të shfaqen shenjat e para të dhunës dhe përplasje të forta mes konkurrentëve. Sot në mëngjes janë përplasur reperi G-Bani dhe aktori Laert Vasili. I gjithë sherri ka nisur për shkak se Laerti pretendon se GBani nuk e la aktorin që të bënte lutje për të atin në drekën e Krishtlindjeve.
BISEDA MES TYRE:
View this post on Instagram
G Bani: Ça do bësh? Veç më prek...vetëm më prek!
Laert Vasili: Nuk e ke vendin këtu ti jo.
G Bani: Llafazan
Laert Vasili: Grua e ligë!
G Bani: Grave u marrsh të keqen, homofob!
Laert Vasili: Desha të them 2 fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe. Blasfemues, o i pafe! Pa din e imam. Në ferr do digjet shpirti yt. Do bësh kallëzim ti, ngele duke kallëzuar njerëzit e shtëpisë. Ik kthehu aty ku ishe! O i pafe. O grua e ligë! Po largohem se unë largohem nga djalli. Pse e mblodhe grushtin? O deficent!
G Bani: Të ka ikur fytyra! Mezi je duke ngenjur në këmbë. Ik se nuk je normal or burrë...
Laert Vasili: Do dalësh në prime! Aktor jam, është nder dhe lavdi, nuk jam burgaxhi.