
TIRANË- Ish-banorja e Big Brother Heidi Baci, ka zbuluar jetën e saj me përfundimin e spektaklit, dhe marrëdhënien jashtë shtëpisë me Romeo Veshajn, me të cilin nisi një romancë. Heidi është shprehur se në këto ditë të para, mes saj dhe Romeos ka nisur një njohje si nga e para.
“Më pëlqen, avash avash po ambientohem, kam qenë pak sëmurë, tani sikur po e shijoj më shumë. Ma kishte premtuar Romeo që do më çonte në jug, dhe u kënaqëm shumë, nuk e prisja, më pëlqeu shumë deti dhe perëndimi. Ishte shumë i bukur. Marrëdhënia po shkon shumë mirë, është çik ndryshe jashtë, ka situatë tjetër, e kemi mësuar veten që të rrimë më larg, ai bën ca gjëra të vetat unë bëj të mijat”.
Si shkoni me familjarët, me kunatin me kunatën?
“Nuk është një gjë e mirëqenë se ti me Romeon lidhesh, jo me personat e tjerë. Por u kënaqëm, unë jam një njeri i qetë”.
Thonë që ti nuk e ke një marrëdhënie të mirë me kunatën se nuk ndiqesh në Instagram?
“Shkova dhe e bëra direkt, se filluan njerëzit që të më shkruan, si ka mundësi që jeni zënë. Unë jam një tip që nuk jam shumë njeri instagrami. Këtë periudhën e verës dua ta mbaj pak për veten”.
Çfarë do të pëlqente që të bëje në Shqipëri?
“Unë jam një njeri që përshtatem, nuk dua ti jap vlera vetes, nëse mund të bëj këtë apo atë. Por e lezetshme është edhe moderimi, pse jo. Të shohim, të shohim”.
Në Milano nuk ke shkuar ende?
“Jo, jo, edhe pse më ka marrë malli, se e gjithë jeta ime është atje, shoqëria ime. Mëngjeset e mia, janë tipike italiane, zbres, kam atë barin tim, marr kapuçinon, brioshin, jam një tip që kam disiplinë, dhe bëj plane në jetë, asnjëherë s’më kanë shkuar si duhet”.
Ke komunikuar me banorët e tjerë?
“Jo fare, me thënë të drejtën. Mbase me Julin vetëm do të doja që të takohesha”.
/ZËRI