Qytetërim

A po kopjon Luizin? Miku i ngushtë i Julit vë pikat mbi “i”

Sipas mikut të tij, Julit nuk i del situata kurrë jashtë kontrollit

E.K
A po kopjon Luizin? Miku i ngushtë i Julit vë pikat mbi
Eglein Laknori

TIRANË- Aktori Eglein Laknori, një nga miqtë më të mirë të Julit ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku ka folur për lojën e humoristit brenda shtëpisë së BBV3.

Sipas tij, Juli ka një aftësi që askush tjetër nuk e ka në BBV, ai e mban situatën gjithmonë në kontroll. Përsa i përket faktit nëse po kopjon lojën e Luizit, Eglein shprehet në mënyrë absolute që jo.

Eglein Laknori: Juli ka një aftësi që asnjë prej tyre nuk e ka për hir të vërtetës. Jo për të fyer të tjerët, por Juli e ka gjithmonë situatën nën kontroll dhe nuk i ikën kurrë situata nga kontrolli, sidomos në skenë. Juli flet dhe gjithmonë dëgjon ata që flasin nga fundi dhe thonë po ti nga e dëgjove këtë mo? Juli e ka përqëndrimin ndryshe nga të tjerët, është lindur. Është një djalë social, nuk është arrogant.

A po kopjon lojën e Luiz Ejllit?

Eglein Laknori: Jo nuk është e vërtetë, jo.

Juli u bë pjesë e Big Brother që nga dita e parë, dhe ka qenë një prej 3 personave që në një votim për të preferuarin u votua nga publiku./ZËRI 

Poll

MOS HUMB