
TIRANË- Një debat i ashpër është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother Vip mes Rozës dhe Julit. Dyshja patën një debat teksa qëndronin në oborr, ku nuk munguan as fyerjet. Në një moment aktori i drejtohet Rozës duke i thënë se nuk ka edukatë, ndërsa moderatorja i kthehet duke i thënë se po i sillet ashtu si ai e meriton.
View this post on Instagram
Debati:
Roza: Çfarë problemi ke. Po sillem ashtu siç e meriton.
Juli: Thuje edhe në herë, çfarë të do. Ta dëgjojnë njerëzit. Ta shohin ata se çfarë fytyre ke.
Roza: Mesazhin e more.
Juli: Nxirre nga goja.
Roza: Çfarë po më rri kështu? Kujton se më tremb me këtë gjuhë trupi?!
Juli: Kujt i thua ti? Çfarë është kjo gjuhë që më tregon ti mua. Ik e re. A je femër a çfarë je?
Roza: Je baraz me mua në këtë shtëpi.
Juli: Unë se kam përdorur atë gjuhë me ty. Po ti jepi. Thuaje prapë.
Roza: E thash, u kënaqa dhe ti e dëgjove.
Juli: Po ku ke edukatë ti kush e la në rrugë dhe ta marrësh ti edukatën. Përpara se të hysh këtu e ke varur atje në kremastar./ZËRI