
PRISHTINË- Aktori i njohur nga Kosova, Kreshnik Ibrahimi, i njohur më së shumti për rolin e tij si ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur ai ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familjen. Por në Gjermani, grabitësit i kanë hyrë në lokalin e tij "Te Tigri". Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori në rrjetet e tij sociale.
Ibrahimi në rolin e Ramush Haradinajt:
"Jeni shum te lig…! Të dashur vëllezer dhe motra Shqiptarë gjatë qëndrimit tim në Vendlindje (Kosovë) persona të pa njohur dhe të pa identifikuar deri më tani,kanë thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” në Gjermani. Autoritet e Policisë Gjermane po hetojnë dhe po merren me zbardhjen e ketij rasti! Ngjarje të tilla më bëjnë më të fortë, më bëjnë të kuptoj që rruga e ndershme është e veshtirë! Unë do e kaloj edhe këtë bashkë me shokët dhe shqiptarët e ndershëm që me rrijnë në krahë. Për pak ditë do e rihap prap këtë lokal që është foleja e Shqiptarëve të ndershëm në Diasporë. Tigri nuk ndalet prej Hijenave…,"-shkruan aktori në postimin e tij në rrjetet sociale.
POSTIMI I PLOTË: