
SHBA- Aktori dhe regjisori Gary Sinise, i famshëm për rolin e detektivit McTaylor në serialin televiziv 'CSI: NY', por edhe për pjesëmarrjen në shumë filma të suksesshëm si Forrest Gump dhe Truman, po përjeton momente tragjike. Sipas një deklarate të lëshuar dje nga Fondacioni Gary Sinise, më 5 janar, djali i aktorit, McCanna Anthony Sinise ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pas një beteje të gjatë me një formë të rrallë të kancerit.
Në një mesazh të postuar në faqen e fondacionit, aktori 68-vjeçar flet për kohët e vështira që po përjetojnë ai, gruaja dhe dy vajzat e tyre.
View this post on Instagram
“Si çdo familje që përjeton një humbje të tillë, ne jemi të shkatërruar dhe po përpiqemi ta përballojmë sa më mirë. Si prind, është tepër e vështirë të humbasësh fëmijën tënd. Jemi në një situatë që të thyen zemrën dhe është tmerrësisht e vështirë”.
McCanna u diagnostikua me chordoma, një formë e rrallë e kancerit të kockave, në vitin 2018, në të njëjtin vit, gruaja e Sinise, Moira, u diagnostikua me kancer gjiri. Ndërsa Moira u shërua pas muajsh trajtimi, djali i saj iu nënshtrua pesë operacioneve në shtyllën kurrizore dhe përfundimisht u paralizua nga gjoksi e poshtë.
Derisa tani, humbi dhe jetën./ZËRI