
SHBA- Një video e postuar nga DJ Khaled ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Videoja e postuar në Instagram nga reperi, në të cilën truprojat e tij duket se e ngrenë për krahë për ta çuar nga limuzina në një automjet tjetër vetëm që ai të mos ndoste atletet e tij "Jordan's", ka shkaktuar një valë komentesh negative.
“Nuk dua t'i bëj pis atletet e mia. A mund të më ndihmoni?,"-dëgjohet teksa thotë reperi 48-vjeçar, teksa 2 truprojat e tij e ngrenë në krahë.
Shikoni videon:
View this post on Instagram
Pavarësisht se në të njëjtën video dëgjohet reperi duke falënderuar truprojat për veprimin e tyre, ndjekësit e tij në Instagram nuk kanë mbetur të kënaqur.
"Ti je mosrespektues", "Kjo është një nga gjërat më idiote që kam parë ndonjëherë", "sapo humba çdo respekt ty","- e shumë e shumë komente si këto kanë mbushur postimin e reperit. Por deri më tani ky i fundit ka zgjedhur që të mos përgjigjet./ZËRI