Los Anxhelos- Disa persona të pa identifikuar grabitën shtëpinë luksoze, 26 milionë euro, të Tom Hanks në Los Anxhelos. Ngjarja raportohet se ndodhi gjatë ditës dhe aktori së bashku me bashkëshorten e tij ndodheshin jashtë qytetit. Çifti nuk ka dhënë detaje se cila është vlera reale e sendeve të vjedhura.
Por rasti është duke u hetuar nga policia, sipas informacioneve, askush nuk është arrestuar. Hanks nuk është i vetmi që është grabitur, por edhe personazhe të njohura si Bhad Bhabie, Sarah Hyland dhe Marlon Ëayans, pësuan të njëjtin fat si ai disa muaj më parë.
Toma Hanks dhe Rita Wilson Çifti e blenë shtëpinë në janar 2010. Rezidenca me 4 dhoma gjumi dhe 5 banjo buzë shkëmbit është e veshur me gur gëlqeror, me tre kate dhe përfshin një pishinë me pamje nga oqeani, një park për të pushuar dhe një parkim të madh me pemë. /ZËRI