Qytetërim

Akuzoi produksionin se nuk i jepte në kohë insulinën, Linda Rei largohet nga Big Brother

Drama në “BBV Kosova” shpërthen sërish, transgjinorja Linda Rei braktis garën mes tensioneve

E.K
Akuzoi produksionin se nuk i jepte në kohë insulinën, Linda Rei
linda rei

KOSOVË- Tensionet në “Big Brother VIP Kosova” nuk po marrin fund, dhe këtë herë qendra e gjithë vëmendjes është banorja Linda Rei, e cila ka vendosur të ndërpresë garën në mënyrë të menjëhershme. Vendimi i saj erdhi pas një seri ngjarjesh të ndërlikuara, debatimesh dhe pretendimesh që kanë ndezur diskutime si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Linda refuzoi të pranonte nominimet dhe i kërkoi produksionit largimin nga shtëpia, duke u justifikuar me arsye shëndetësore.

Ajo deklaroi se disa kërkesa personale nuk ishin marrë parasysh, përfshirë kërkesën për një takim, ndërsa në spektaklin e kaluar tha se produksioni nuk i kishte sjellë në kohë insulinën, që është jetike për shëndetin e saj. Por pretendimet e saj u kundërshtuan menjëherë gjatë transmetimit live nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili e mohoi kategorikisht versionin e Lindës, duke theksuar se kërkesat e saj janë trajtuar plotësisht sipas rregullores.

Drama nuk përfundoi me aq. Ndërsa Linda qëndronte ende në dhomën e rrëfimit, banorëve të tjerë iu dorëzua një zarf urgjent me një njoftim të prerë nga produksioni: “Banorë, Big Brother ka marrë vendim të lejojë Lindën të dalë nga shtëpia, televotimi vazhdon.”

Poll

MOS HUMB