Qytetërim

Akuzuan Brigitte Macron se ishte transgjinore, shpallen fajtore dy personazhet virale të Youtube

Zonja Macron kishte paraqitur një padi kundër grave pasi pretendimi i tyre u bë viral, duke ndezur teori konspirative mes të djathtës ekstreme.

M.M
Akuzuan Brigitte Macron se ishte transgjinore, shpallen fajtore dy personazhet
Brigitte Macron

FRANCË- Dy gra franceze që akuzuan se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ishte transgjinore, janë shpallur fajtore për shpifje.

Në dhjetor 2021, Natacha Rey dhe Amandine Roy përhapën thashetheme në internet se Brigitte nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel Trogneux kishte ndryshuar gjininë dhe kishte filluar ta përdorte atë emër. Të pandehurat u urdhëruan të paguanin 8,000 euro si dëmshpërblim për zonjën Macron dhe 5,000 euro për vëllain e saj.

Zonja Macron kishte paraqitur një padi kundër grave pasi pretendimi i tyre u bë viral, duke ndezur teori konspirative mes të djathtës ekstreme. Ato folën për katër orë në kanalin e Roy në YouTube, ku Rey përshkroi atë që ajo e quajti "gënjeshtra shtetërore" që ajo pretendonte se kishte zbuluar. Pretendimi u bë viral përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës 2022.

Ajo u përhap nga llogari që kundërshtojnë bashkëshortin e zonjës Macron, Presidentin Emmanuel Macron, duke përfshirë ato të ekstremit të djathtë politik, grupet kundër vaksinave dhe ndjekësit e lëvizjes konspirative QAnon raporton BBC.

Avokatët e zonjës Macron vepruan shpejt dhe gratë u paditën për shpifje një muaj pasi video u postua në internet.

"Paragjykimi është masiv, ai shpërtheu kudo," tha në atë kohë avokati i zonjës Macron, Jean Ennochi.

Kjo nuk ishte hera e parë që zonja Macron vihej në shënjestër që kur burri i saj mori detyrën në vitin 2017./ ZËRI

Poll

MOS HUMB