
TIRANË- Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka reguar kundër kritikave dhe komenteve negative në rrjetet e saj sociale. Me anë të disa story-ve në Instgarm, Hajati është përgjigjur për muzikën që ajo vetë bën, por edhe pamjen e jashtme.
"Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”

Gjithashtu ajo nuk ka nguruar të shkruaj edhe për pamjen dhe komentet që kryesisht lidhen me peshën e saj.
“K***, lope, porno, janë standarte për të gjitha…
Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batutë, kshu që edhe komentet kanë diapazon më të gjerë".

Ronela është e njohur për performancat e saj energjike dhe stilin unik. Ajo ishte ndër artistët që u spikat nga publiku europian edhe pse nuk mundi te kualifikohej në finalen e Eurovision 2022. Në pjesën më të madhe të karrierës së saj ajo është përballur me komente të tilla, por me sa duket tani vendosi që tju përgjigjet./ ZËRI