Qytetërim

Alis shkëlqen me këngën ‘Nân’, Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2026”

Alis dhuroi një performancë të shkëlqyer krah aktores Rajmonda Bulku që tërhoqi menjëherë vëmendjen e sallës dhe miliona shikuesve në mbarë Evropën.

F.I
Alis shkëlqen me këngën ‘Nân’, Shqipëria
Alis Kallaçi

VJENË-Shqipëria ka prekur me sukses Finalen e Madhe të Eurovision 2026! Këngëtari Alis Kallaçi siguroi një vend mes finalistëve me interpretimin e këngës “Nân”.

Artistit nga Shkodra iu desh të performonte në natën gjysmëfinale të festivalit europian të këngës, i 13-ti në radhë. Alis dhuroi një performancë të shkëlqyer krah aktores Rajmonda Bulku që tërhoqi menjëherë vëmendjen e sallës dhe miliona shikuesve në mbarë Evropën.

Kënga Nan u vlerësua me 152 pikë nga kombinimi i votave të jurisë dhe publikut. Kënga është vlerësuar për interpretimin vokal, stilin artistik dhe mesazhin emocional që përcjell.

Finalja e Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohet më 16 maj 2026, në orën 21:00.

10 shtetet e kualifikuara

Shqipëria – Alis – Nân

Australia – Delta Goodrem – Eclipse

Bullgaria – Dara – Bangaranga

Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Malta – AIDAN – Bella

Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA

Qipro – Antigoni – Jalla

Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me

Ukraina – LELÉKA – Ridnym

Poll

MOS HUMB