Qytetërim

Ancelotti dhe Vinicius ‘përplasen’ në mes të ndeshjes së Realit

'Çfarë duhet të bëj unë', dëgjohet teksa thotë Vinicius. Lojtari dhe trajneri nuk përshëndeten në fund

D.XH
Ancelotti dhe Vinicius ‘përplasen’ në mes të ndeshjes
Ancelotti dhe Vinicius nuk përshëndeten

SPANJË - Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti duket jo i kënaqur me Vinicius, pasi ai nuk ndoqi udhëzimet që i kishte dhënë para ndeshjes me Las Palmas.

Një ‘përplasje’ u regjistrua mes tyre dhe pse Reali fitoi me rezultatin 2:0, duke e bërë të dukshme që gjërat nuk po shkojnë siç duhet në kampin madrilen.

Që situata nuk është e qetë, e tregon fakti që trajneri dhe Vinicius kanë një raport të tensionuar. Ancelotti ka udhëzuar Vinicius që të luajë më hapur dhe më lirshëm, ndërsa Vinicius ka shtrirë krahët, si për të thënë që nuk di ç’të bëjë më shumë.

“Nuk mund të luash në këtë mënyrë”, ishin fjalët e Ancelottit. Vinicius luante në krahun e majtë ndaj Las Palmas dhe ishte i pozicionuar në fushë. Ndoshta Ancelotti mendonte se Vinicius duhet të lëvizte më tepër e mos të qëndronte në të njëjtën zonë.

Në fund të ndeshjes, Vinicius dhe Ancelotti as që u përshëndetën me njëri-tjetrin. Duket se një inat ka lindur mes tyre, sepse Ancelotti shtrëngoi duart me të gjithë, përpos se me yllin brazilian./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB